Flash

Rama 'lëshon' Arta Markun, Olsian Çela zgjidhet Kryeprokuror i Shqipërisë

Lapsi.al 5 December 2019
Rama 'lëshon' Arta Markun, Olsian Çela zgjidhet

Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, për detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Krimet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kriminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të trafikut të drogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në burg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi; ‘Kompas’ që la në burg 32 trafikantët që përdornin prostitutat si korriere dhe çështjen e ‘vrasjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit’, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dënuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelsa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këtu u kuptua edhe ambicia ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela për të ardhur në krye të Prokruorit të Përgjithshëm, institucion që aktualisht drejtohet nga Arta Marku.

Pas transferimit në Berat, Çela bëri ankimimin, i cili u pranua dhe KLP-ja e risolli prokurorin tek Krimet e Rënda në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI