Flash

Makron propozon konferencë për të mbledhur ndihma për Shqipërinë

Lapsi.al 5 December 2019
Makron propozon konferencë për të mbledhur ndihma për

Presidenti francez Emmanuel Makron ka propozuar organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e së cilit humbën jetën 51 persona dhe humbën shtëpitë mijëra të tjerë.

Gazeta franceze “Le Figaro” shkruan se pas Samitit të NATO-s në Londër, presidenti Makron deklaroi:

“Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti me Shqipërinë. Kjo konferencë, të cilën mund ta organizojë Franca, synon të mobilizojë si partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit që la rreth 5 mijë njerëz të pastrehë.”

Kryeministri Rama, i pranishëm në Samitin e NATO-s tha se ka biseduar me liderët e Europës në Samitin e NATO-s, për gjendjen e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe i ka kërkuar atyre ndihmë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI