Flash

Rama sulmon Metën: Ambasadat nën shënjestrën e të çmendurve mjeranë

Lapsi.al 24 November 2019
Rama sulmon Metën: Ambasadat nën shënjestrën e të

Përmes një postimi në rrjetin social, Edi Rama ka lajmëruar mbi prezantimin e paketën ‘anti -‘KÇK’ (Kap Ça të Kapësh) si dhe ka hedhur një sulm në drejtim të Presidentit Meta mbi akuzat e këtij të fundit për disa ambasadorë të huaj.

Rama shkruan se nesër do të prezantojë një paketë speciale kundër atyre personave që ai i fut në grupin e KÇK-së (prokurorë, gjyqtarë e zyrtarë të tjerë të korruptuar dhe të lidhur me krimin). Kryeministri shton se ligji është bërë falë ndihmës së ekspertëve të huaj ‘të klasit të parë’

“Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”-shkruan Rama.

Më tutje kreu i qeverisë hedh akuza në drejtim të Presidentit Meta duke thënë se sulmet e tij në drejtim të ndërkombëtarëve janë shembull i qartë i një politike mjerane.

“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi”-shkruan Rama.

Të këshilluara

Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Kush duhet besuar Brukseli apo i dërguari i tij në Tiranë, Soreca? Cili ka të drejtë, kryeministri maqedon Zaev, që deklaron se BE e ka ndaluar të aplikojë mode...

14:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI