Flash

Vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, ekstradohet nga Britania kuksiani

Lapsi.al 23 November 2019
Vrau djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, ekstradohet nga Britania

Është ekstraduar nga Britania, kuksiani Granit Shehu i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e kushëririt të tij rreth katër vite më parë.

I riu rezulton i dënuar në mungesë me 16 vite burg për vrasje me paramendim.

"Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”,"-njofton policia.

Ai u arrestua më 11 shkurt të këtij viti nga policia britanike në Pickwick Terrace, Slough.

Si ndodhi vrasja?

Shehu akuzohet se ka qëlluar për vdekje djalin e xhaxhait të tij Milazim Shehu, më 16 shtator të vitit 2015 në Kamëz.

Shkak i krimit të rëndë ka qenë një konflikt për vjedhjen e një shume prej 12 mijë lekësh në shtëpinë e shtetasit Granit Shehu.

Ky i fundit pretendonte se paratë ia kishte marrë vajza e viktimës, e cila sipas dëshmisë së gruas së të ndjerit pas vrasjes, vajza e tyre nuk dinte as të numëronte për shkak të moshës së vogël.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Horizonit”. Granit Shehu u konfliktua fillimisht me kushëririn e tij dhe më pas e goditi 12 herë me thikë për shumën e parave që ai pretendonte se ia kishte marrë vajza e vogël e viktimës.

Më pas, i ndjeri u dërgua me urgjencë në një spital privat në Tiranë por ndërroi jetë rreth orës 01:00 të datës 17 shtator.

Milazim Shehu ishte me detyrë inspektor në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit

Kushërinjtë me origjinë nga Kukësi kishin shtëpitë afër njëri-tjetrit në zonën e Kamzës.

Pas vrasjes, Shehu u arratis dhe jetoi në Londër, Eastbourne, Leeds dhe West Midlands derisa ra në prangat e autoriteteve britanike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi më 13 dhjetor 2016 burgim të përjetshëm në mungesë për 35-vjeçarin Granit Shehu.

I gjithë procesi hetimor dhe gjyqësor është zhvilluar në mungesë.

Por ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 16 vite burg./Ora

Të këshilluara

Kosovë, kapet mish kontrabandë nga Serbia

Një shtetas serb është arrestuar pasi po përpiqej të fuste kontrabandë në Kosovë 130 kg mish derri. Gjatë kontrollimit të veturës me targa të Serbisë, në fsh...

12:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI