Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video live nga Lajpcigu, ku po mbahet dita e dytë e kongresit të CDU-së, partisë së Angela Merkelit.
Basha bën me dije se është takuar me figurat kryesore të CDU-së që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
Ndërsa ne fokus të takimeve mësohet të ketë qenë integrimi europian si dhe plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut për nisjen e bisedimeve si dhe mbështetja për PD si dhe plani ekonomik i Partisë Demokratike.
" Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig, siç edhe me përfaqësues të qeverisë, por edhe përfaqësues të sektorit të industrisë dhe teknologjisë gjermane, mund të them me siguri të madhe se nga Lajpcig do të kthehemi sot me zemrën plot, besoj edhe me duart plot, sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik, me investime gjermane, me investime europiane me vende pune dhe teknologji të përparuar.", tha Basha në video live.