Flash

Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues

Lapsi.al 22 November 2019
Haradinaj: Unë, Kurti, Thaçi dhe Mustafa jemi mashtrues

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të pazakontë duke u shprehur se të gjithë udhëheqësit politikë të Kosovës janë mashtrues, duke përfshirë edhe veten e tij. Në një intervistë për televizionin RTV21, Haradinaj e quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

“Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politikë jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues. Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, - është shprehur Haradinaj që ka shpjeguar edhe arsyet pse nuk do ta pranojë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme.

“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, por kemi dhe deputetë të rinj. Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament. Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje. Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”, - është shprehur Haradinaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI