Flash

Padia e Metës për Dvoranin do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës

Lapsi.al 22 November 2019
Padia e Metës për Dvoranin do të hetohet nga Prokuroria e

Prokuroria e Tiranës do të hetojë kallëzimin e Presidentit, Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kallëzimi u dorëzua tre ditë më parë njëkohësisht në tre prokurori, por prokuroria e përgjithshme dhe e krimeve shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani "shpërdorim detyre" dhe "përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore" është kompetente Prokuroria e kryeqytetit.

Në padinë penale Presidenti Meta ka kërkuar të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve  është zbardhur. Zoti Dvorani thotë Meta ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Dvorani është propozuar sërish nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga Gjykata e Lartë për KED.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI