Flash

Burg për 2 shqiptarët në Britani, polici: Fabrika më profesionale e drogës që kam parë në 20 vjet

Lapsi.al 22 November 2019
Burg për 2 shqiptarët në Britani, polici: Fabrika më

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë burgosur për drejtimin e një fabrike droge prej 450 mijë paund në Birmingham. Policia zbuloi se çdo dhomë – përveç njërës – në një shtëpi në Quinton ishte përdorur për të rritur kanabis. Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, u dënuan me 18 muaj pasi pranuan akuzën për prodhimin e drogës.

Policia zhvilloi kontrolle në banesë më 12 maj të këtij viti. Njëri prej oficerëve tha se fabrika e drogës “ishte formacioni më i madh dhe më profesional” që kishte parë gjatë 20 viteve karrierë në forcën e policisë. Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor.

Kishte tre dhoma në katin e parë dhe katër sipër, ndërsa edhe kuzhina ishte përdorur për të rritur kanabisin.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë – së bashku me një qese të madhe kanabisi. Policia gjeti edhe pajisje për rritjen e bimëve. Raj Punia, duke ndjekur penalisht rastin në Gjykatën e Kurorës në Birmingham, deklaroi se njëri prej oficerëve u kishte thënë se ai ishte grupi më i madh dhe më profesional që kishte parë.

“Ky ishte një plantacion i planifikuar mirë dhe i sofistikuar”, tha hetuesi Michelle Heeley. John Brotherton, avokati i Danit, tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke menduar se do të punonte në ndërtim. Avokati i shqiptarit tjetër, tha se ai ishte i arsimuar dhe se shpresonte të krijonte një jetë më të mirë në Britani. Të dy burrat i thanë policisë se ishin në borxh ndaj njerëzve që i kishin ndihmuar të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar. /Panorama

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI