Flash

Gjykata cakton "arrest me burg" për grupin kriminal "Bajri"

Lapsi.al 23 November 2019
Gjykata cakton "arrest me burg" për grupin kriminal

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot në fuqi masat “arrest me burg” per Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Behar Bajrin, Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin, ndërkohë që ka vendosur arrest shtëpie për “infermieren” Jorida Murati.

Ka qenë avokati mbrojtës i grupit “Bajri”, Arbër Hoxha, i cili e ka bërë me dije lajmin duke folur për mediat, pas seancës gjyqësore, por pa pranuar të flasë për gruan e arrestuar e cila është me profesion infermiere në Spitalin e Shkodrës.

“Ajo nuk është e mbrojtur prej meje dhe unë nuk jam i autorizuar të flas për të”, tha Hoxha, duke e cilësuar procesin dhe akuzat ndaj personave që përfaqëson një fluskë sapuni.

“Është e gjitha një flluskë sapuni dhe gjykata për Krimet e Rënda e di po aq mirë që do do të plasë në momentin e parë që cështja do gjykohet në themel. Jo vetëm që nuk janë akuza të reja por janë shkaqet për të cilat është dhënë vendimi i masës së sigurimit në shtator të 2018, e pasi u shua kjo u nxor masa e re për ta zgjatur afatin e hetimeve dhe që të dyshuarit të qëndrojnë në burg”- tha ai.

Sipas tij, jo më larg se dje, arresti me burg e ka humbur efektin për shkak të kalimit të afatit 14 mujor, të vënë nga gjykata. “Kjo tregon se kjo gjykatë zbaton dy standarde”– tha ai.

Të këshilluara

Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Kush duhet besuar Brukseli apo i dërguari i tij në Tiranë, Soreca? Cili ka të drejtë, kryeministri maqedon Zaev, që deklaron se BE e ka ndaluar të aplikojë mode...

14:33

Kosovë, kapet mish kontrabandë nga Serbia

Një shtetas serb është arrestuar pasi po përpiqej të fuste kontrabandë në Kosovë 130 kg mish derri. Gjatë kontrollimit të veturës me targa të Serbisë, në fsh...

12:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI