Flash

Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Lapsi.al 23 November 2019
Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Kush duhet besuar Brukseli apo i dërguari i tij në Tiranë, Soreca? Cili ka të drejtë, kryeministri maqedon Zaev, që deklaron se BE e ka ndaluar të aplikojë modelin e reformës shqiptare në drejtësi, në vendin e vet, apo ata që e përshkruajnë atë si një hostori suksesi. Lidhur me këto pyetje që po gëlojnë ditët e fundit në publik që pas pohimeve të forta të shefit qeverisë maqedine, ka bërë një vëzhgim interesant edhe nr 2 i LSI, Petrit Vasili.

Zaev Kryeministri i Maqedonise ne nje interviste pak dite me pare tha:

"Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën,

BE nuk dha mundësi të nisja procesin.

Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

"Shqipëria tani nuk ka kapacitete si ti mbushe vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet." perfundon Zaev.

Ambasadori i BE ne Tirane Luigi Soreca me shume "entuziazem"ka deklaruar pak kohe me pare per Euroneës se:

"Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë."

Po perse "perla e Shqiperise, qe ishte me aq vlere per gjithe boten nuk u lejua te kryhej as ne Maqedoni nje vend ballkanik kaq afer me Shqiperine edhe gjeografikisht edhe si mentalitet ??

Cfare eshte Shqiperia per BE vend eksperimentesh ??

Po pse genjejne kaq hapur"?? ka pyetur ai? Në fakt pas deklaratave të fundit të Zaev dhe pohimit të tij se Brukseli nukne sheh reformën shqiptare si një model të eksportueshëm, dyshimet janë rritur shumë. A mos vallë në Shqipëri po vijohet me një eksperiment që të gjithë e kanë pranuar si të dështuar?

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Kosovë, kapet mish kontrabandë nga Serbia

Një shtetas serb është arrestuar pasi po përpiqej të fuste kontrabandë në Kosovë 130 kg mish derri. Gjatë kontrollimit të veturës me targa të Serbisë, në fsh...

12:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI