Flash

Java po mbaron/ Ku e ka Meta videon përvëluese?

Lapsi.al 23 November 2019
Java po mbaron/ Ku e ka Meta videon përvëluese?

Plot një javë më parë në kulmin e konfliktit me kryetarin e KED, Ardian Dvorani, presidenti Meta premtoi publikisht nxjerrjen e një videoje me fakte përvëluese që do të nxirrte të palarat e manipulimit që qe bërë për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

"Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet"!-shkruajti kreu i shtetit në 17 nëntor në Facebookun e tij.

Menjëherë mediat filluan spekullimet se aty mund të gjendeshin nga bisedat e regjistruara të Dvoranit në KED e deri tek implikimet rozë të diplomatëve të huaj me zyrtare të rilindjes që u pompuan nga gazeta të afërta me linjën e presidencës.

Por në fakt për hir të së vërtetës, zyra e shtypit të kreut të shtetit përtej spekulimece e kishte sqaruar pak a shumë se çdo përmbante kjo video:"...ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës" pati shkruar në Facebookun e tij Tedi Blushi në 16 nëntor.

Por as premtimi i Metës se videoja po përgatitet dhe as saktësimi i zëdhënësit se ajo do të ishte publike në fillim të kësaj jave, ende nuk janë bërë reale. Java po mbaron dhe njerzit që janë prehur qoftë të dëgjojnë argumenta kushtetues, qoftë të shuajnë kuriozitetin prej vuajeristi, kanë mbetur të zhgënjyer. Tani pas presidentit nuk është më as baba Taku i rikonvertuar në socialist, që të besonim se materialet përvëluese kamnë mbetur të mbyllura në çantën e tij të zezë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Kush duhet besuar Brukseli apo i dërguari i tij në Tiranë, Soreca? Cili ka të drejtë, kryeministri maqedon Zaev, që deklaron se BE e ka ndaluar të aplikojë mode...

14:33

Kosovë, kapet mish kontrabandë nga Serbia

Një shtetas serb është arrestuar pasi po përpiqej të fuste kontrabandë në Kosovë 130 kg mish derri. Gjatë kontrollimit të veturës me targa të Serbisë, në fsh...

12:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI