Flash

Basha: E papranueshme nisma e Ramës “anti-KÇK”, bllokon SPAK dhe BKH

Lapsi.al 24 November 2019
Basha: E papranueshme nisma e Ramës “anti-KÇK”, bllokon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi nismën e kryeministrit Edi Rama për një projektligj anti-KÇK. Sipas kryedemokratit, kjo është përpjekje për të dubluar reformën në drejtësi dhe institucionet kryesore, SPAK dhe BKH. Sipas Bashës, Rama nuk ka pse shpik ligje sepse Shqipëria ka ligjet më të forta kundër krimit në botë.

“Nesër do bëjë një SPAK të veten. Është një mashtrim. Ky model është i papranueshëm. Edi Rama ngre SPAK paralel sepse ka frikë nga SPAK-u real e nga reforma në drejtësi. Kjo qeveri a ka kthyer Shqipërinë në një strehë të kriminelëve nga Amerika deri në kontinentet më të largët. Peshku është qelbur nga koka. Zgjidhja janë zgjedhjet e ndershme, për të pasur qeveri jo bashkëpunëtorë me kriminelë. Mos harroni, rastet e Dibrës, Tahirin, Dakon, Gjiknurin, Pjetrin, Kajmakun, Tahiri, Xhafaj, Roshi etj. Sa herë që njerëzit e tij janë kapur në krim, Rama i ka mbrojtur. Ka edhe dy persona non grata Doshin edhe Dakon. Rama do të bëjë gjithçka për të sabotuar SPAK-un. Do bëjë spektakël, do iu bjerë nja dy personave ndoshta, bandat rivale. Por ka frikë nga SPAK”, - deklaroi Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Reforma/ Kush gënjen Brukseli apo Soreca?

Kush duhet besuar Brukseli apo i dërguari i tij në Tiranë, Soreca? Cili ka të drejtë, kryeministri maqedon Zaev, që deklaron se BE e ka ndaluar të aplikojë mode...

14:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI