Flash

Sarri nuk sqarohet me Ronaldo: “Me 99% nuk do të jetë kundër Atalanta"

Lapsi.al 22 November 2019
Sarri nuk sqarohet me Ronaldo: “Me 99% nuk do të jetë

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër Atalanta: 1% është mudnësia e lënë nga Maurizio Sarri që portugezi të jetë kundër bergamaskëve dhe kjo është thjesht një formalitet. CR7 i kthyer nga impenjimi i dyfishtë me kombëtaren e tij, po kryen një program të personalizuar për të rekuperuar nga problem i vogël muskular që e shqetëson prej disa javësh, me objektivin të kthehet në dispozicion për ndeshjen e Champions League kundër Atletico. "Mes meje e tij - ka saktësuar Sarri në konferencë shtypi në vigjilje të ndeshjes me bergamaskët – nuk ka patur nevojë për asnjë qartësim pas zëvendësimit me Milan. Janë gjëra normale që ndodhin prej gjithnjë. Në Bergamo me 99% nuk do të jetë, kemi studiuar një program për rikthimin e tij në Champions".

Të gjithë prisnin përballjen mes trajnerit dhe numrit 7, pas polemikave që shpërthyen me zëvendësimin e dyfishtë të Ronaldos kundër Lokomotivës në Champions dhe Milan, por duhet të mbeteshin të zhgënjyer: "Nuk ka nevojë për qartësime. Vij nga vitet '90 e madje edhe mes diletantëve reagimet për zëvendësimin ishin të njëjta. Ose do të kaloja jetën duke shpjeguar, ose do mësohesha me faktin se lojtarët duhen lënë të lirë. Ky nuk është probleme, problemi i vërtetë është se në ndeshjen e parë me Portugalinë Cristiano ishte mirë, ndërsa në të dytën pati të njëjtat probleme të ndeshjeve të fundit. Po mundohemi të largojmë këtë ngërc që po e kondicionon, edhe mendërisht, duke u përpjekur ta bëjmë të stërvitet në mënyrën më të mirë. Objektivi është të jetë gati për Champions kundër Atletico. Me 99% nuk do të jetë në dispozicion".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI