Flash

MotoGP/ Kampioni i botës ka një rival brenda shtëpisë: "Nuk dua të jem vëllai i Marc, por Alex"

Lapsi.al 21 November 2019
MotoGP/ Kampioni i botës ka një rival brenda shtëpisë:

Alex Marquez vështirë se do t'a kishte pritur, disa ditë më parë, që të bënte komentatorin së bashku me gazetarët, për testin e tij të parë si pilot i MotoGP. Vendimi i Jorge Lorenzo për të thënë fjalën e fundit pikërisht për karrierën e tij si pilot e ka dërguar në fakt Alex në dyert e parajsës. Në fakt, Alex kishte një mijë arsye për të bërë debutimin në MotoGp, kategorinë më të vështirë të Botërorit, i kushtëzuar nga prania në bokse të një farë Marc Marquez, i cili përveçse është kampioni absolut i kategorisë, është edhe i vëllai i Alex.

Përbërësit e duhur për një katastrofë, por Alex ka kryer këtë provë të parë me pjekuri të madhe, pa ekzagjerime, duke u përballur me këtë nisje të re, që do të jetë pa dyshim e gjatë dhe komplekse, me qetësi dhe vendosmëri: “Jam gjendur me Marc dy herë në pistë – ka treguar Alex – por për tani është shumë e vështirë të qëndrosh me të. Në disa kthesa e humbja, ndërsa të tjerat i bëra mirë. Nuk kam mund ta vëzhgoja për shumë kohë. Unë nuk duhet të mësoj vetëm nga ai, por nga të gjithë dhe këtë mund ta bëj vetëm duke kërkuar të vëzhgoj në pistë të gjithë pilotët që mundem”

- Nuk e merrni Marc si njësi krahasimi absolut...?

- "E sigurtë do të më duhet të krahasohem me Marc, si me të gjithë pilotët e tjerë. Di që duhet të përmirësohem, që duhet të mësoj shumë nga Marc, nga Kal dhe nga Taka. Çdo njëri prej këtyre pilotëve ka pika shumë të forta dhe për sa i përket Marc është duke e drejtuar motorin në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë do të kërkoj t’i ngjaj, por edhe të krijoj stilin tim të drejtimit xhiro pas xhiroje, duke tentuar t’i afrohem gjithnjë e më shumë më të mirëve".

- Si e ke gjetur Hondan? Është kaq e vështirë?

- "Duhet të them që motori është më i lehtë se sa e prisja. Veçanërisht për sa i përket pozicionit të drejtimit, frikësohesha se mos nuk gjendesha mirë. Përkundrazi, nuk ka shkuar kështu, edhe nëse nga kjo pikëpamje mund të kenë akoma për të bërë, për ta bërë më të përshtatshëm për mua motorin. Nuk do të doja të përcaktoja një motor të lehtë, apo të vështirë, besoj që gjëja e parë që duhet të bëj është të afrohem sa më shumë të jetë e mundur".

- Je i kënaqur me çdo gjë nga ky sesion i parë?

- "Jam mjaftueshëm i lumtur, kam bërë hapa përpara krahasuar me dje dhe xhiro pas xhiroje jam duke kuptuar gjithnjë e më shumë se si funksionon ky motor. Në disa aspekte kam ende shumë për të mësuar dhe për t’u përmirësuar, por të paktën sot kam bërë shumë xhiro, duke mësuar edhe të përdor mirë gomat me shumë xhiro. Kam bërë me të vërtetë shumë, duke u lodhur në fund të ditës, por ajo që është pozitive është se kam kuptuar se sa duhet punuar në dimër edhe në aspektin fizik, përveç edhe asaj që i përket stilit tim të drejtimit”.

- Tashmë ti stërvitesh në fakt me Marc. Do të ndryshojë shumë përshtatja jote?

- "Sipas meje kur ngjitesh mbi një motor të ri dhe shumë të ndryshëm, është normale që duhet të ndryshosh diçka në stërvitje, por nuk është vetëm çështje force. Këtu duhet të jesh edhe shumë fluid. E sigurtë që do të duhet të përqendrohem edhe në punën me krahët, me shpatullat, sepse është e vërtetë që për momentin stërvitja ime është tashmë më e thjeshtë se ajo e Marc, por diferenca e vërtetë bëhet jashtë pistës. Unë në Moto2 duhet të administroja më pak peshën, më pak fuqinë dhe është e gjitha pak më ndryshe. E di se çfarë duhet të bëj”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI