Flash

"Derbi i kryeqytetit në Air Albania": Presidentët e Partizanit e Tiranës nisin sfidën dy javë para

Lapsi.al 21 November 2019
"Derbi i kryeqytetit në Air Albania": Presidentët e

Air Albania e ka dhënë impaktin e tij të patjetërsueshëm në futbollin shqiptar, pavarësisht se debutimi i kombëtares kuqezi në impiantin e ri ishte një humbje. Stadiumi i ri ka joshur tifozët e presidentët e klubeve, për akustikën impresionuese, familjaritetin me fushën dhe komoditetin e tifozëve, që mund të shpalosin fantazinë e tyre në tribunat e përshtatshme. Pikërisht për këtë arsye derbi i kryeqytetit mund të jetë ndeshja e duhur për tu luajtur në stadiumin e ri.

Dy presidentët e Partizanit e Tiranës, Gazmend Demi e Refik Halili janë shprehur për RTSH Sport, se dëshirojnë që sfida ndërqytetase të luhet në stadiumin e ri, si skena e duhur për të luajtur aktin më të bukur: "Nëse do të jetë dakord FSHF do të pranoja me kënaqësi të luanim ndeshjen me Tiranën në një stadium si ai - theksoi numri 1 i Partizanit. Më ka impresionuar shumë sidomos kur pashë fasadën ballore, që më kujtoi Qemal Stafën, stadiumin tonë historik".

Në të njëjtën linjë ka qendruar edhe Halili, që do të donte shumë të shihte stadiumin të mbushur, për ti dhënë jetë një ndeshje të madhe: "Fusha e Selman Stërmasit nuk është keq - tha numri 1 i bardhebluve - , por stadiumi i ri është një mrekulli, një kënaqësi për ta luajtur ndeshjen aty dhe kam bindjen se ajo ndeshje do të bëhet aty".

Derbi është programuar për të mërkurën e 4 dhjetorit, por të dy presidentët janë të gatshëm të luajnë të spostuar në fundjavë, për më tepër pjesëmarrje: "Këtë gjë nuk e vendos unë - tha Demi - , por nëse edhe Tirana është dakord për mua është shumë mirë që të luhet në fundjavë, për të patur sa më shumë tifozë. Duhet të jetë dakord edhe Federata, por edhe nëse luhet të mërkurën, ndeshja është në mbrëmje, kështu që nuk do të ketë asnjë problem".

Verdiktin e tifozëve, kërkon të ndjekë Halili, që megjithatë i pëlqen idea për të luajtur në fundjavë: "Duhet të shohim edhe dëshirën e tifozëve, por nëse luajmë të shtunën ose të dielën, nuk ka asnjë problem"

E vetmja pikë ku ndahen dy presidentët është se nga cila anë do të rëndojë fitorja: "Kemi fituar vitet e fundit - shpjegoi kreu i të kuqve -, dhe shpresoj që të ruajmë traditën dhe të fitojë ekipi im. Por shpresoj gjithashtu që të bëhet një ndeshje e bukur, pa probleme ku të gjithë të kënaqen". Në anën tjetër Halili përgjigjet: "Jemi futur gjithnjë në derbi me presion, se duhet të fitojmë, se duhet ti japim fund humbjeve. Këtë herë dua ta marr si ndeshje e radhës dhe të shpresojmë të jetë ndeshja e kthesës".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI