Flash

Çudit Mourinho: trajneri dorëlëshuar "nuk kërkon përforcime"

Lapsi.al 21 November 2019
Çudit Mourinho: trajneri dorëlëshuar "nuk kërkon

"I relaksuar, motivuar e gati". José Mourinho ka nisur kështu aventurën e tij në krye të Tottenham, me këto fjalë, duke marrë vendin e të shkarkuarit Mauricio Pochettino: "Jam në një klub të madh, jam i bindur se zgjedhja ime ishte fantastike. Nuk kam nevojë për lojtarë të rinj, duhet vetëm të njoh më mirë ata që kam". Një mendim edhe për ish-teknikun e Spurs: "Duhet të falenderoj Pochettino për punën e jashtzakonshme që ka bërë".

Një aventurë e re londineze, tek Spurs, skuadër që në të shkuarën - për respekt të Chelsea e United - kishte refuzuar ta marrte në konsideratë. José Mourinho kthehet në Premier League, pas 11 muajsh pa pankinë, me një kontratë prej 15,5 milionë stërlina në vit, me objektivin për të ngritur Tottenham, i 14° në renditje pasi arriti në finalen e Champions sezonin e kaluar: "Jam gjithnjë i njëjti në të mirë e të keqe, nuk mund ta humbasësh ADN. E di që kam bërë gabime në karrierë e nuk do ti bëj më, por do bëj të tjera, që do të më bëjnë edhe më të fortë".

Mourinho merr kështu vendin e Pochettino: "Rezultatet ndonjëherë kondicionojnë zgjedhjet e shoqërisë, unë jam i bindur për zgjedhjen time sepse jam në një klub të madh me potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një punë të mirë". Pa ndihmë nga jashtë, të paktën nga merkato: "Besoj se dhurata më e mirë që shoqëria mund të më bëjë janë lojtarët që janë këtu, nuk më duhen të rinj. Duhet vetëm ti njoh më mirë ata që kam në dispozicion. I kam thënë lojtarëve se jam këtu për ata, madje kam prvuar edhe të marr ndonjë prej tyre kur ishe në klube të tjerë, por nuk ia dola dot".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI