Flash

"Nuk jam b***lëpirës": Conte tregon raportin me lojtarët, "i them si të bëjnë dashuri"

Lapsi.al 22 November 2019
"Nuk jam b***lëpirës": Conte tregon raportin me

Antonio Conte në të gjithë fushën. Atë të lojës e atë të dashurisë. Nga kuadrati i gjelbër në krevatin e shtëpisë, nga puna tek familja, tekniku i Inter rrëfehet për L'Equipe dhe tregon rregullat e tij, ato profesionale e ato... bashkëshortore: "Unë jam një shpirt i lirë, nuk jam b***lëpirës. Për mua kompeticioni është një betejë e kur luftohet nuk ka asnjë motiv për të qeshur ose për të qenë i lumtur: është cështje për jetë ose vdekje, vetëm një nga luftuesit mbetet në këmbë e unë mundohem që të jetë skuadra ime". Që kjo të ndodhë, asgjë nuk duhet anashkaluar. E kështu edhe seksi bëhet faktor diskriminues: "Kur luhet raportet nuk duhet të zgjasin, duhet bërë minimumi i sforcos. Për këtë motiv është mirë të qendrosh poshtë partneres. Mundësisht të jenë me gratë e tyre, kështu që nuk janë të detyruar të bëjnë një performancë të shkëlqyer".

Conte ka folur hapur e ndoshta, për shumë, përmbajtja do të krijojë debate. Por tekniku zikaltër flet pak për gjithcka, nga debutimet, me objektivin për të arritur në majë në kohë të shpejta ("I kisha vënë vetes një objektiv të madh, menjëherë: të stërvisja një klub të madh brenda tre katër vjetësh, ndryshe do të kisha ndalur. Sidoqoftë ia vlejti"), tek parashikimi i të ardhmes profesionale që nuk është se befason shumë: "Mënyra ime e të qenit më imponon ta mbyll shpejt karrierën, sepse e jetoj punën time në mënyrë totale".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI