Flash

Hollanda, gol kundër racizmit: Wijnaldum e De Jong festojnë në mënyrë të pangatërrueshme

Lapsi.al 20 November 2019
Hollanda, gol kundër racizmit: Wijnaldum e De Jong festojnë në
Hollandë – Estoni nuk do të kalojë në histori si një ndeshje e paharrueshme nga ana teknike, por i dhuron një faqe të bukur futbollit edukativ. Menjëherë pas golit, Wijnaldum, kapiteni Orange e Frenkie de Jong nuk kanë lënë ti shpëtojë rasti. Janë drejtuar menjëherë tek kamerat për një festim që ka marrë menjëherë notat e një deklarimi kundër racizmit. Një festim e një foto që nuk kanë nevojë për komente: të dy mesfushorët kanë mbajtur krahët pranë. Asnjë diferencë, të bashkuar nën të njëjtin flamur, fanellë identike, e dëshira për të treguar se e vetmja ngjyrë është ajo portokalli e Hollandës. Të gjithë shokët e skuadrës, përfshirë kush ishte në pankinë, janë mbledhur rreth të dyve. Sigurisht që ishte e studiuar, duke parë atë që ndodhi në orët që pasuan. https://www.youtube.com/watch?v=rK0MJAlufb8 Në Hollandë, sipas asaj që bën të ditur De Telegraaf, tema e racizmit ishte në vëmendje, pas asaj që i ndodhi Mendes Moreira. Lojtari me ngjyrë i Exclesior u largua nga fusha gjatë një ndeshje me Den Bosch, duke marrë një pozicion të fortë pas koreve raciste. Djaloshi më pas u kthye në fushë, shënoi edhe gol në barazimin 3-3, por ajo që ndodhi arriti deri në nivelet e Kombëtares. Lojtari mori gjithë mbështetjen e skuadrës edhe në kanalet zyrtare. Vetë Wijnaldum reagoi në konferencë për shtyp, duke shpjeguar se në hollandë nuk duhet të ekzistojnë diskriminimet. E këtë qendrim kapiteni e tregoi edhe në fushë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI