Flash

Zyrtare/ Tottenham bën zbulimin Spècial: José Mourinho kthehet në Premier League

Lapsi.al 20 November 2019
Zyrtare/ Tottenham bën zbulimin Spècial: José Mourinho
José Mourinho bën kështu rikthimin e tij në futbollin që ka rëndësi dhe e bën nga dera kryesore, duke marrë pankinën e një prej dy finalistëve të Champions League të sezonit të kaluar. Special One është trajneri i ri i Tottenham Hotspurs, që ka vendosur të besojë tek portugezi për tu kthyer në majën e futbollit, pas divorcit të papritur me Mauricio Pochettino, që është shkarkuar befasisht mbrëmjen e të martës. Sapo ka arkivuar një histori 5 vjecare, klubi anglez e Mourinho kanë firmosur një akord të vlefshëm deri në 30 qershor 2023 (tekniku do të fitojë 13 milionë në vit) e ka qenë pikërisht Tottenham që e ka bërë public në rrjetet e tyre sociale zyrtare. Tekniku portugez, që kthehet në Premier League ekzaktësisht 11 muaj nga lamtumira me Manchester United, është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re: "Jam entuziast që bëj pjesë në një klub me trashëgimi kaq të madhe e me tifozë kaq të apasionuar. Kualiteti sin ë skuadrën e parë ashtu dhe në akademi më entuziazmon. Mundësia të punoj me këta lojtarë është ajo që më tërhoqi më shumë" ishin fjalët e Special One. "Jose është një nga trajnerët me më shumë sukses që kemi – lexohet në komunikatën e Spurs - Është i njohur për aftësinë e tij taktike e ka drejtuar Porto, Inter, Chelsea, Real Madrid e Manchester United. Ka fituar titullin kampion në katër vende të ndryshme (Portugali, Angli, Itali e Spanjë) e është një nga tre trajnerët e vetëm që ka fituar dy herë Champions League me dy skuadra të ndryshme Porto në 2004 e Inter në 2010. Është edhe tre herë fitues i Premier League me Chelsea (2005, 2006, 2015)".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI