Flash

Salvini gjen rrugën e suksesit për Milan: “Do shkëmbeja Elliott me De Laurentiis, Var një m*t”

Lapsi.al 20 November 2019
Salvini gjen rrugën e suksesit për Milan: “Do shkëmbeja

Matteo Salvini, ish-ministri i Brendshëm, nuk e harron profesionin e tij dhe këtë herë merret me punët e brendshme të dy klubeve të dashur për të. Salvini ka dhënë disa deklarata për mikrofonët e Radio “Kiss Kiss Napoli”, duke folur për Milan e Napolin dhe situatën e tyre: “Nuk e prisja të ishin në këtë renditje – komentoi ai -. Ançeloti është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim dhe në fushë janë lojtarë të nivelit të lartë, nuk e di nëse janë duke paguar hendekun mes klubit dhe skuadrës, të paktën situata e kontratave. Gjysmën e lojtarëve të Napolit do t’i doja tek Milani që nesër në mëngjes. Do të doja Ançelotin? Mos më detyroni të zihem me trajnerin e Milanit. Lojtarë si Koulibaly, Insigne do të më pëlqente t’i shihja tek Milani”.

Shumë i kujdesshëm mbi situatat e kombëtares, sidomos kur bëhet fjalë për racizëm: “Insigne jugor? Të mos bëjmë shaka, kombëtarja italiane ka rigjetur shpirtin dhe krenarinë, më duket që skuadrat e klubeve luftojnë. Baloteli? Nuk është një që mund të jetë i thirrur mbi bazën e ngjyrës së lëkurës ose për të plotësuar ndonjë mendim të mirë nëse nuk është në lartësi... Nuk më ka pëlqyer kurrë si lojtar jo shumë për cilësitë teknike, por shumë për qëndrimin dhe mentalitetin.

“Var një “m...”? Jo, por rrezikon të ketë shumë poezi, pauzat për 4-5 minuta rrënojnë futbollin. Ka nevojë për kohë të shpejta dhe jo për 18 ndërprerje në ndeshje, duhet t’i lihet trajnerin maksimumi 2 kërkesa në ndeshje”.

“Milan De Laurentiis dhe Napoli fondit Elliott? Nuk komentoj zgjedhjet e tifozëve të kaltër, sigurisht unë tek Milani do të sillja një president me shtyllë kurrizore, një president të vërtetë. Jo se Scaroni nuk është, por një pronar italian, me mentalitet italian, shije italiane dhe zgjedhje italiane. Scaroni bën të pamundurën, por të jesh pronari i një kompjuteri, një diçkaje që lëviz miliarda euro dhe ti je vetëm pjesë e biznesit, nuk është pasioni im. Unë, pra, do ta bëja ndryshe dhe në mënyrë absolute”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI