Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kthesa e motit/ Mesdita sjell rrallim të reshjeve dhe ulje të temperaturave

Lapsi.al 4 November 2019
Kthesa e motit/ Mesdita sjell rrallim të reshjeve dhe ulje të

Ndonëse dita e sotme nisi me shira të rrëmbyeshëm dhe u karakterizua nga një erë e lehtë, sipas "Meteoalb", gjatë pasdites do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike.

Kështu ka paralajmëruar sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje telefonike për televizionin informativ "News 24". Sipas Banit, reshjet e shiut do të largohen nga zonat perëndimore dhe bregdetare të territorit të vendit, por do të vijojnë në skajin verior.

Ka nisur një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, kryesisht në zonat perëndimore dhe zonat bregdetare të territorit shqiptar. Gradualisht, në orët në vijim do të kemi një kthjellim gradual të motit në zonat e ulëta, duke bërë që vranësirat të zhvendosen drejt zonave malore. Pjesa perëndimore e territorit shqiptar do të mbetet me mot të kthjellët.

Kjo situatë do të vijojë edhe ditën e nesërme, ku në zonat jugore dhe qendrore të territorit shqiptar ditën e martë nuk pritet të kemi reshje shiu. Mbetet vetëm skaji verior i territorit me problem të reshjeve të shiut edhe ditën e nesërme”, tha sinoptikania.

"Meteoalb" informon gjithashtu se temperaturat e ajrit gjatë pasdites do të ulen duke u luhatur nga 3 deri në 21ºC . Gjatë orëve në vijim  pritet që të bjerë intensiteti i erës deri në 45-50km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke sjellë në det dallgëzim 4-5 ballë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI