Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama për "Financial Times": Moshapja e negociatave, tronditje e rëndë psikologjike për Shqipërinë

Lapsi.al 4 November 2019
Rama për "Financial Times": Moshapja e negociatave, tronditje e

Në një intervistë për prestigjiozen britanike "Financial Times", kryeministri Edi Rama tha se Shqipërisë rrezikon t'i bëhet një "dëm kolateral" nga "ndarjet e Bashkimit Evropian për zgjerimin".

Ne u premë dy herë në besë nga Evropa brutalisht, një herë për pesë shekuj nën Perandorinë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Evropa që na shkurton brutalisht nga vetvetja.” - është shprehur Rama, që shtoi se vendimi për të moshapjen e negociatave të pranimit la një "tronditje të rëndë psikologjike në vend" dhe dëmtoi besueshmërinë e bllokut në rajon.

Më tej në intervistën që është realizuar edhe me kryeminstrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksohet se liderët e dy vendeve kandidate të rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmërojnë se "po përballen me një rrezik të rritjes së nacionalizmit dhe shpalosjes së reformave ekonomike pasi BE mbylli derën për të disatin vit radhazi dhe u shuajtën shpresat për anëtarësimin në Union". "Paralajmërimet e të dy udhëheqësve të Ballkanit nënvizojnë frikën e analistëve se dështimi i BE-së për të vazhduar procesin e pranimit të të dy vendeve do të destabilizojë një rajon delikate gjeopolitikisht, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën po rritet."- shkruan "Financial Times".

Shefi i qeverisë shqiptare ka përsëritur "refrenin" se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së nuk ishte "në të vërtetë një alibi e vazhdueshme për atë që është çështja thelbësoreEvropa është në një periudhë ku do të përkeqësohet para se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj".

Megjithatë, hapja e bisedimeve të anëtarësimit Bruksel-Tiranë, u kundërshtua nga Franca përtej rrafshit të arsyeve të ngutjes për reformim të brendshëm. Presidenti Emannuel Macron vuri theksin tek progresi i pamfjaftueshëm i vendit që është reflektuar sipas tij në problemet e mprehta të korrupsionit, krimit të organizuar, shtetit së të drejtës, si dhe nevojës së madhe për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptar për çështjen e azilantëve të shumtë shqiptarë në Francë.  Ndërsa, “thembra e Aklilit” që disavantazhoi Shqipërinë me mosdryshimin e qendrimit kritik të Holandës ishte krimi i organizuar, që u bë edhe shkak për kërkesën e disa prej partive holandeze për rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët. Qendrim kritik pati po ashtu edhe Danimarka. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI