Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

I dënuar si porositës i një vrasjeje, kush është italiani i "Camorra"-s që iu sekuestruan 750 mijë euro pasuri në Shqipëri (EMRI+FOTO)

Lapsi.al 4 November 2019
I dënuar si porositës i një vrasjeje, kush është

750 mijë euro të sekuestruara, pasuri që buronin nga aktivitete kriminale, i përkisnin shtetasit italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, pjesëtar i bandës së rrezikshme në Itali, "Camorra"-s, por edhe porositës i një vrasjeje.

Muollo (foto bashkëngjitur më poshtë) rezulton një emër problematik për drejtësinë italiane. 56-vjeçari ishte dënuar në vendin e tij me 8 vjet burg, pasi kishte qenë pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale kamorriste në zonën e Napolit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas policisë shqiptare, shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

 Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku F. M. ka 30 % të kuotave.

 

Më datë 29 tetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës miratoi kërkesën e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të shtetasit Italian F. M., vlera e të cilave paraprakisht përllogaritet 750 000 euro.

Këto pasuri përfshijnë:

  • 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës;
  • 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës;
  • 1 automjet me vlerë 40 000 Euro;
  • afro 10 000 euro llogari bankare.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI