Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Agim Bengo ka dhënë dorëheqjen para se të kalojë në "filtrin" e procesit të vetting-ut. Kërkesa e tij e dorëheqjes i është paraqitur Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Komisionit të Vettingut.
Kjo kërkesë e dorëheqjes do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të KLGJ-së. “Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, shkruuhet në rendin e ditës së KLGJ-së.