Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mafia shqiptare e përfshirë në vrasjen e gazetares malteze

Lapsi.al 3 November 2019
Mafia shqiptare e përfshirë në vrasjen e gazetares malteze

Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy vite me parë tronditi shtetin e Maltës por edhe shumë persona të tjerë, të cilët punonin në fushën e medias investigative. Gazetarja malteze, Daphne Caruana Galizia, u vra në një atentat mafioz në vitin 2017, kur poshtë makinë së saj u vendos një sasi e madhe eksplozivi.

Autoritetet malteze aktualisht nga hetimet e kryera kanë bërë të mundur të identifikojnë dy vëllezër, që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë në vrasjen e gazetares, e cila me shkrimet e saj faktoi lidhjet dhe veprimet korruptive te qeverisë së Maltës. Gazeta e njohur dhe me shumë ndikim në Maltë, “Sunday Times of Malta”, raporton se dy vëllezërit e dyshuar kanë lidhje me grupe kriminale shqiptare, të cilat mendohet se kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në kontinentin e Europës.

Sipas saj, policia e Maltës po heton aktualisht nëse eksplozivi që u përdor për vrasjen e gazetares e ka origjinën nga Shqipëria. Grupi hetimor thekson se dy vëllezërit dyshohet se kanë marrë sasinë e tritolit nga Shqipëria, dhe për këtë, thuhet se i ka ndihmuar një person apo grup ndërmjetës.

Dy vëllezërit e dyshuar nuk janë të panjohur për policinë vendase. Në skedat që disponon policia, ata rezultojnë të përfshirë në disa vepra të tjera penale, si trafik droge dhe kontrabandë cigaresh. Në lidhje me vrasjen mafioze të gazetares që zbuloi lidhet korruptive të qeverisë në Maltë janë arrestuar tre persona, mes tyre dy vëllezër, ndërsa i treti ka shfaqur gatishmëri për të bashkëpunuar me policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI