Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Korça nuk gjen qetësi, lëkundet sërish nga tërmeti

Lapsi.al 2 November 2019
Korça nuk gjen qetësi, lëkundet sërish nga tërmeti

Një tjetër tërmet ka goditur qytetin juglindor të Korçës. Lëkundjet e fundit u regjistruan me magnitudë 2.7.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti kishte epiqendër në Ziçisht, 10 kilometra nga Bilishti, ndërsa thellësia ishte 17 kilometër.

 

termeti

 

Këto lëkundje pasojnë goditjen e fortë të mëngjesit të djeshëm me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 3 km në verilindje të Miras dhe 11 km në Juglindje të Korçës.

Qyteti i Korçës u prek nga tërmete të fuqishme gjatë muajit qershor. Për pasojë, Emergjencat Civile njoftonin se 100 shtëpi, nga të cilat 50 të vjetra dhe të pabanuara, ishin dëmtuar. Fshatrat më të prekur në bilancin e dëmeve, rezultonin Floqi, Dvorani, Qafëzeza dhe Vidohova.

Ndërkaq, të shtunën e 21 shtatorit, vendi ynë u trondit nga tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky ishtetërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI