Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Del video/ Një vit më parë Basha denoncoi "të tmerrshmin e Sukthit": Ushtar i Gjushit

Lapsi.al 2 November 2019
Del video/ Një vit më parë Basha denoncoi "të

Emri i Pëllumb Muharremit, apo siç njihet ndryshe “Rrumi”, i forti i Shijakut, një ndër tre personat që mbetën të plagosur ditën e djeshme në atentatin kundër prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, nuk është i panjohur as për Policinë, por as edhe për eksponentë të politikës vendase.

Një vit më parë, në një takim me banorët në Manzë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për bashkëpunimin e krimit me pushtetin, i është referuar “Rrumit”, që sipas tij ndërsa tha se ai “bënte kërdinë për zgjedhjet”.

Më tej, Basha tha se “Rrumi” ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit për të mbledhur vota për ish-kreun Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet  me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë.  I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.”- shprehej Basha një vit më parë.

Lidhur me atentatin, Basha reagoi ditën e djeshme, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndë mafioze, që tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin.  ©Lapsi.al

 

U plagos gjatë atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ja si Lulzim Basha denoncoi "Rrumin" një vit më parë on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI