Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Ndihmuan sirianët të kalonin kufirin, arrestohen dy të rinj në Kukës

Lapsi.al 2 November 2019
Ndihmuan sirianët të kalonin kufirin, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” Kukës, duke transportuar 5 shtetas sirianë të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi

“Shtetasit H.Ç dhe A.M, kundrejt fitimit do ti ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së” informoi policia e Kukësit.

Njëri prej të arrestuarve është identifikuar me inicialet H.Ç. 21 vjeç, banues në Tiranë ndërsa tjetri është A.M. 21 vjeç, banues në Krumë, Has. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI