Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Grabitje në Dibër, dy të arrestuar, dy të shpallur në kërkim

Lapsi.al 2 November 2019
Grabitje në Dibër, dy të arrestuar, dy të shpallur në

Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.

Policia është vënë në ndjekje të tyre.

“Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga  policia  kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat.

Policia ka rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijur ndjekjen dhe krehjen e zonës  për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën  rrethim  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve  :M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

“Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës,  kanë mundur të largohen duke marrë  me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim  dhe vijon puna për kapjen  e tyre. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H,  shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip 'Opel'.

Vijon krehja e zonës për kapjen e dy personave  të shpallur në kërkim dhe  të gjetjes së armës  që dyshohet se autorët e kanë hedhur  porsa kanë parë që ndiqeshin nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vjedhje me armë", e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI