Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Një ditë para atentatit, kreu i ONM-së i kërkoi Ndojës dosjen e Kadastrës së Durrësit

Lapsi.al 1 November 2019
Një ditë para atentatit, kreu i ONM-së i kërkoi Ndojës

Përfaqësuesi i strukturës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs, mësohet se jo më larg se ditën e djeshme i ka kërkuar prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit të cilit iu bë atentat sot, dosjen e arrestimeve në Kadastrën e Durrësit.

Sipas Newsbomb.al, Jacobs i ka kërkuar llogari për dosjen e hetimit prokurorit Ndoji. Përfaqësuesi i ONM-së ka marrë nën monitorim dosjen e arrestimeve të Kadastrës së Durrësit që është hetuar nga prokurori Arjan Ndoja.

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, u arrestua në fillim të tetorit, pasi u akuzua për shpërdorim detyra dhe falsifikim të dokumenteve të pronave. Gjykata e Apelit të Durrësit më pas caktoi masën 'detyrim paraqitje' për ish-drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Durrësit ndërsa trupa gjykuese vendosi të lërë të lirë ish-zyrtarin e Kadastrës.

Arrestimi i tij ngjalli indinjatën e madhe të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes Arjan Ndojën se punon për llogari të grupeve kriminale. Para një muaji, Rama gjatë fjalimit në një seancë në Parlament, e lidhi emrin e prokurorit Ndoja me grupin e 'KÇK-së' (Kap ça të kapësh) së famshme duke shigjetuar prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar në vend. Vendin e Liridon Pulës në krye të Kadastrës Shtetërore të Durrësit e mori Arjan Cenga.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI