Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Policia mësyn në Nikël të Fushë Krujës, kërkohen atentatorët e prokurorit Ndoja

Lapsi.al 1 November 2019
Policia mësyn në Nikël të Fushë Krujës,

Një operacion i gjerë policie po zhvillohet në këto momente në zonën e Niklës pranë Fushë Krujës. Burime të lapsi.al thanë se drejt kësaj zonë kanë udhëtuar forca të shumta të policisë të mbështetura nga Reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Të njëjtat burime thanë se dyshohet se autorët që qëlluan mbi prokurorin dhe 2 personat e tjerë në makinë janë fshehur në këtë zonë. Flitet se një person është ndaluar, por nuk jepet identiteti pasi hetimet vazhdojnë.

Atentati ndodhi pasditen e së premtes në teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojën u plagos rëndë shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer.

Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i forti i Sukthit”. Muharremi ishte një prej personave që u akuzua si i përfshirë në rrahjen e biznesmenit libanez, Faad Mitri. Ky i fundit u dhunua barbarisht më 10 shtator të 2016-s për një konflikti pronësie në Gjirin e Lalëzit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI