Për të folur më tepër në lidhje me gjendjen shëndëtësore të dy personave të plagosur nga atentati i rëndë mbrëmjen e sotme, prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit, në një lidhje për News 24, mjeku i urgjencës Ardjan Tivari ka treguar detaje.
Sipas Tivarit, gjendja e prokurorit Ndoji është e mirë dhe se ai ndodhet në reanimacion jashtë rrezikur për jetën. Ndërkohë Aleksandër Laho ndodhet në sallën e operacionit dhe se ende nuk ka informacione rreth gjendjes së tij.
“Prokurori Arjan Ndoji ndodhet jashtë rrezikut për jetën në reanimacion. po ashtu nuk ka informacion për gjendjen e të plagosurit tjetër sepse ai ndodhet ende në sallën e operacionit. Ndërkohë i plagosuri tjetër është drejtuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar”, është shprehur mjeku i urgjencës.
Ndërkohë këto janë të dhënat e para zyrtare nga spitali i Durrësit për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga atentati i pasdites së sotme ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji.