Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kush është prokurori Arjan Ndoja, shenjestra e atentatit në Durrës

Lapsi.al 1 November 2019
Kush është prokurori Arjan Ndoja, shenjestra e atentatit në

Arjan Ndoja, shenjestra e atentatit të para pak minutave në Durrës, është prokurori që u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pas u shigjetua nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama dhe zv.kryeminsitri, Erion Braçe, për lidhje me krimin e organizuar.

Këto deklarata u kryen pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, tashmë i liruar, për akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Ndoja u sulmua nga Rama dhe Braçe pikërisht sepse ishte prokurori  që kishte marrë nën shqyrtim dosjen e hetimit mbi Pulën.

Megjithatë, krahas pretendimeve të ngritura nga dy eksponentët e qeverisë, disponohen disa fakte që dëshmojnë shkeljet e mëparshme të Ndojas me detyrën.

Më 19 korrik 2018, Ilia Ilia, avokati që ka mbrojtur Lul Berishën u dhunua fizikisht nga dy persona teksa po dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas ngjarjes fshihej prokurori Ndoja, me të cilin ka debatuar gjatë një seance gjyqësore.

Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.”-u shpreh avokati Ilia.

 

 

Policia bëri identifikimin e njërit prej autorëve që dhunoi Ilian, Mondi Vogës, është miku i ngushtë i prokurorit Ndoja (shiko foton).

Ndaj Ndojës nisi një hetim asokohe nga Prokuroria, por ai ia doli të shfajësohej duke thënë se me avokatin Ilia ka patur thjesht  një debat verbal.

 

 

Ndoja dhjetëfishoi pasurinë në 4 vite

Ndoja është emëruar prokuror në qytetin e Durrësit në vitin 2008, pasi ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku e shkarkoi atë nga detyra. Gjatë periudhës që nuk ushtronte detyrën e prokurorti, Ndoj u angazhua në fushën e avokatisë.

Gjatë 4 vjetëve që pasuan, sipas të dhënave zyrtare te “Open Data”, Ndoja ka arritur që të dhjetëfishojë pasurinë e tij, nga 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë në plot 760 mijë euro. Arsyetimi i prokurorit është se pasuria është siguruar nga puna e tij si avokat, profesion që është ka ushtruar për vetëm 3 muaj.

Ndërkohë, pasuria e tij ka vijuar të shtohet përgjatë viteve. Në 2016-n, Ndoja ka deklaruar se kishte në pronësi 21 apartamente në Shëngjin, bodrume, vreshta, si dhe një truall në Krujë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, nga ku 4 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Elbasanit, ndërsa n...

15:36

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI