Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, çfarë thoshtë Edi Rama tre javë më parë për të

Lapsi.al 1 November 2019
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, çfarë thoshtë Edi Rama tre

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka rënë sot pre e një atentati mafioz tek mbikalimi i Shkozetit. Ai ka mbetur i plagosur së bashku me dy persona të tjerë. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur ende. Ndërkohë Arjan Ndoja është sjell në vëmendje të publikuat para tre javësh teksa është sulmuar nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Brace. Ja cfarë ka thënë Edi Rama për Ndojën.

“Javën e kaluar, një rast flagrant i shkeljes së ligjit, transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Fatkeqësisht po shohim që pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ të përkohshëm por shumë të rëndë mbi qytetarët, sepse shumë prokurorë dhe gjykatës që janë të zhytur deri në fyt dhe që e dinë shumë mirë që s’kanë asnjë shans që ta kalojnë Vettingun, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapim ça të kapim’. Ndërtimi i një sistemi të ri drejtësie kërkon kohë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Arian Ndoja është prokurori që po heton dosjen e drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, ndaj të cilit Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”. Para disa ditësh, zv/Kryeministri Erjon Braçe tha se drejtori Liridon Pula është viktimë e prokurorit Arian Ndoja.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, nga ku 4 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Elbasanit, ndërsa n...

15:36

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI