Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

VOA: Prokurori Ndoja, figurë kontroverse me shumë dritëhije

Lapsi.al 1 November 2019
VOA: Prokurori Ndoja, figurë kontroverse me shumë dritëhije

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka qenë mbrëmjen e së premtes shënjestër e një atentati. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është qëlluar me breshëri automatiku në një nga rrugët në hyrje të qytetit të Durrësit. Ndoja ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu dhe një tjetër person që ndodhej në automjet Aleksandër Laho, si dhe një person i tretë, Andi Maloku, i cili thuhet të jetë shoferi i Prokurorit. Maloku, ndodhte në gjendje kritike dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës, në hyrje të të cilit janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa prokurori dhe personi tjetër Laho, ndodhen në spitalin e Durrësit, gjithashtu nën kontrollin e rreptë të forcave të policisë.

Emri i prokurorit Ndoja, u bë i njohur pak javë më parë, pas urdhërit të tij për arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Një akt që solli një reagim të fortë nga drejtuesit më të lartë të Qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, të cilët në mënyrë të përsëritur e akuzuan atë si një personazh të lidhur me botën e krimit e që vepron për llogari të bandave të Durrësit.

Ndoja rezulton të jetë një figurë kontroverse me shumë dritëhije. Përpara se të emërohej prokuror, ai ka qenë avokat, ku mësohet se ka mbrojtur emra të botës së errët të krimit. Më pas ai është përmendur dhe në episodin e sulmit, disa vite më parë në Durrës, të një avokati të njohur të këtij qyteti.

Nga ana tjetër, personi që udhëtonte me të në makinë Aleksandër Laho, është një personazh problematik, i dyshuar për përfshirje ne aktivitete kriminale, që ka ndryshuar disa herë identitetin, dhe që dyshohet të jetë i përfshirë dhe në rrahjen që ju bë një biznesmeni libanez, i cili po investonte për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit. /VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI