Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Basha: Atentat mafioz, krimi nuk e ka frikë shtetin

Lapsi.al 1 November 2019
Basha: Atentat mafioz, krimi nuk e ka frikë shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Sipas Bashës bëhet fjalë për një atentat mafioz.

“Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit. Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit” – shkruan Basha në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI