Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Gjendet një makinë e braktisur në Gjirin e Lalzit, dyshohet se u përdor në atentatin ndaj prokurorit

Lapsi.al 1 November 2019
Gjendet një makinë e braktisur në Gjirin e Lalzit, dyshohet se u

Një makinë është gjetur e braktisur në Gjirin e Lalzit, e cila dyshohet se u përket atentatorëve të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Nga informacionet paraprake, raportohet se mjeti i braktisur është gjetur në fshatin Shkafanë, pranë Gjirit të Lalëzit. Të njëjtat burime thanë se policia ka mbërritur dhe ka nisur punën për hetimin dhe dokumentimin e të gjitha provave.

Targat e mjetit të braktisur kanë qenë të vjedhura në Tiranë, ndërsa brenda saj janë gjetur dhe dy armë tip kallashnikov. Mjeti i braktisur është një “Mercedes Benz 280”, dhe është gjetur nga Policia me të gjitha dyert e hapura dhe i padjegur. Në atentatin e ndaj Ndojës u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë që udhëtonin bashkë me të. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI