Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

"Nuk kam parë gjë", flet prokurori Arjan Ndoja. I 'tmerrshmi' i Sukthit nuk jep dot dëshmi për shkak të plumbit në nofull

Lapsi.al 2 November 2019
"Nuk kam parë gjë", flet prokurori Arjan Ndoja. I

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka mohuar të ketë parë autorët e atentatit që ndodhi ndaj tij të premten, e 1 nëntorit, në ora 16.30 tek mbikalimi i Shkozetit. Kolegët nga krimet e rënda e kanë pyetur në katin e dytë të spitalit të Durrësit prokurorin e plagosur nga dy plumba i cili të shtunën ka dalë nga reanimacioni.

Ai mësohet se nuk ka dhënë shpjegime të detajuara duke përsëritur shpesh fjalën “nuk kam parë gjë” ndërsa ka shpjeguar se pasi kishte drekuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës me shoferin e tij Andi Maloku, në tavolinë u është afruar edhe shtetasi Landi Muharremi me të cilin më pas janë nisur me makinën me targa AA 333 ZD për në Tiranë.

Ndoj është shprehur se nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë deri në momentin kur breshëritë e armëve janë derdhur mbi makinë krejt papritur. Prokurori ka pohuar se nuk ka arritur të fiksojë asgjë në lidhje me autorët e atentatit pasi makina ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas Ndojt, devijimi i lëvizjes së makinës që ka bërë shoferi i tij u ka shpëtuar jetën të tre personave pasi plumbat kanë qenë të shumtë.

I plagosuri tjetër në këtë ngjarje, Aleksandër Laho i njohur edhe si Landi Muharremi ndodhet në reanimacion pasi ka marrë plumb në shpatull dhe nofull çka ia ka bërë të pamundur dhënien e deklarimeve.

Ai dhe prokurori Ndoj ruhen me policë në spitalin e Durrësit i cili është blinduar me forca te tjera të rendit që janë vendosur jashtë godinës. Ndërkohë në vendngjarje duket se grupi i hetimit ka harruar një natë më parë targën e makinës me të cilën lëvizte prokurori Ndoj.

Sipas të dhënave makina po udhëtonte nga durrësi drejt Tiranës me rreth 90 km për orë dhe pas breshërive të armës, fuoristrada ku ndodhej Andi Maloku shofer, ndoji në vend të parë si pasagjer, dhe Landi Muharremi pas shoferit është përplasur me ishullin e rrethrrotullimit më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI