Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Atentati, manovra e shoferit në rrugë i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja

Lapsi.al 2 November 2019
Atentati, manovra e shoferit në rrugë i shpëtoi jetën

Zbardhen të tjera detaje nga atentati mafioz i një dite më parë në Durrës. Burime nga grupi hetimor thonë se ka qenë manovra e shoferit Andi Maloku, që i ka shpëtuar jetën prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Landi Muharremi apo i 'forti' i Sukthit.

Makina e prokurorit u qëllua me breshëri automatiku nga disa persona që lëviznin me një makinë tjetër e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens. Manovra e shoferit të prokurorit bëri që makina të dilte nga rruga duke rënë në kanal.

I plagosur rëndë ka mbetur shoferi Andi Maloku, i cili rrezikon të mbetet i paralizuar pasi plumbi e ka marrë në shtyllën kurrizore. Jashtë rrezikut për jetën është prokurori Arjan Ndoja dhe personi me precedentë penalë që ishte në makinë me të, Aleksandër Laho.

Autorët ende të paidentifikuar e kanë pasur gjatë gjithë kohës në vëzhgim itinerarin e prokurorit Arjan Ndoja. Deri më tani policia ka shoqëruar mbi 20 persona për këtë ngjarje. Por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve, makina e të cilëve u gjet e braktisur në periferi të Durrësit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI