Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Skema 3D/ Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoja (VIDEO)

Lapsi.al 2 November 2019
Skema 3D/ Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoja (VIDEO)

Autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, kanë qëlluar fillimisht nga pas automjetin, ku gjendeshin edhe dy persona të tjerë, Andi Maloku, shofer dhe Aleksandër Laho, pasagjer. Ndoja ka qenë i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa dalja e makinës nga rruga, ka mundësuar shmangien e plumbave të derdhur nga atentatorët.

Deri tani janë kryer kontrolle të shumta nga Policia, por nuk dihet ende asgjë për autorët. Disa orë pas ngjarjes,  një makinë e braktisur tip “Bez”, që dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët, u gjet në rrugën për në Ishëm.

Në videon bashkëngjitur më poshtë, të realizuar nga televizioni “Klan”, shfaqet i rindërtuar në format 3D  skema e atentatit, në varësi të informacioneve që disponohen nga Policia.

 

https://www.youtube.com/watch?v=bspNg9NnN8k&feature=player_embedded

 

Brenda në makinë u gjetën dy armë automatikë, ndërsa automjeti ishte i hapur dhe i padjegur.

Atentati ndodhi teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Malokun dhe Lahon në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre personat kanë mbetur të plagosur. Gjendja shëndetësore e prokurorit nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.

Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. Deri më tani, në Polici janë shoqëruar 20 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. ©Lapsi.al

 

atentati 2atentati 3atentati

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI