Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vizita e Palmer në Kosovë/ Mediat serbe ulin tonet: Nuk anëtarësohemi në BE pa njohje reciproke

Lapsi.al 2 November 2019
Vizita e Palmer në Kosovë/ Mediat serbe ulin tonet: Nuk

Vizita e zyrtarit amerikan, Matthew Palmer në Kosovë ka zënë një vend të konsiderueshëm në pasqyrimin e mediave serbe.

Në një artikull të "blic.rs", shkruhet se Palmer u treguar mjaft i qartë kur tha se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Europian pa njohur më parë Kosovën si shtet i pavarur.

Shkrimi në mediat serbe:

“Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovësn”, tha në Prishtinë i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit. Palmer u tha studentëve në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e dinte që Serbia kurrë nuk do të hynte në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën. Ai gjithashtu tha se Kosova nuk mund të lihet jashtë një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan dhe theksoi se zgjidhja e “marrëdhenieve kosovë-serbi” mbetet një përparësi strategjike për SHBA-në.

Përfaqësuesi special gjithashtu tha se vendi i tij po inkurajon qeverinë e re të Kosovës për të forcuar planin e saj të dialogut me Serbinë. “Sapo të formohet një qeveri e re, hapi i parë që duhet hidhet është të hapen negociatat. Ne nuk e shohim integrimin e vendit tuaj, pa pajtimin me Serbinë. Ju meritoni NATO-n, BE-në, OKB-në. Ju meritoni të mos jeni pas SHBA-së, por krah për krah me ne. E tillë është e ardhmja përmes dialogut”, tha Palmer.

Gjithashtu Palmer tha se Serbia duhet të ndalojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës. “Bisedimet me Serbinë ishin të ndërlikuara. Por historia e Kosovës ka qenë gjithmonë për tejkalimin e sfidave dhe kompromiseve. Ndërtimi i shtetit tuaj është i pakthyeshëm dhe tani keni nevojë për normalizim, në mënyrë që të shfrytëzoni potencialin e madh që posedoni. SHBA-të nuk imponojnë një marrëveshje, Kosovë dhe Serbia duhet të arrijnë ta aprovojnë atë”, shtoi Palmer.

Në një intervistë për "Radio Evropa e Lirë", përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është shprehur se mundësitë e reja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë dhe Serbi, mund ta bëjnë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Ai ka deklaruar më tej se Richard Grenell, i dërguari Special presidencial i SHBA-së për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, është në pozitën më të mirë për ta bërë këtë. Sipas Palmerit, qëllimi i SHBA-së është që thelbi i marrëveshjes të jetë njohja reciproke, duke kujtuar se procesi i dialogut ështe i destinuar për kompromis. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI