Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rudina Hajdari flet për kërcënimin: Tani jam më e qetë

Lapsi.al 2 November 2019
Rudina Hajdari flet për kërcënimin: Tani jam më e qetë

Deputetja e "opozitë së re", Rudina Hajdari është shprehur se është më e qetë, pasi kërkesa e saj drejtuar Kuvendit për marrjen e masave parandaluese në përgjigje të kërcënimit me jetë të pretenduar prej saj, u mor parasysh dhe "situata kaloi".

Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" të gazetares Nisida Tufa, Hajdari nuk preferoi të tregonte detaje rreth formës së kërcënimit dhe kanosësit. Hajdari tha se këtë informacion nuk donte ta ndante me publikun, për arsye se kishte ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem.

Jam më e qetë. Ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni të kërcënimeve. Besoj se tensionet ndonjëherë dhe ngrihen dhe kuptohet që ne duhet të jemi sa më të sigurt mos të kemi përballje fizike me të tjerë. Duhet të bëjmë çfarë është e mundur për të siguruar zyrat në Kuvend. Është një situatë që kaloi dhe shpresoj të mos përsëritet. Mbrojtja është  e domosdoshme për të gjithë ambientet, sicc ndodh në vendet e tjera. Nuk kam dëshirë të ndaj me publikun si kanë ardhur kërcënimet, unë kam ndjekur hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem”, tha Hajdari. @Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI