Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Detaje nga atentati/ Autorët u panë nga një banor i zonës kur donin të digjnin "Benzin"

Lapsi.al 2 November 2019
Detaje nga atentati/ Autorët u panë nga një banor i zonës

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ditës së djeshme, që mendohet se i adresohej prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Sipas gazetarit të kronikës së zezë, Spartak Koka, në makinën tip "Benz", ngjyrë gri me targa "AA342" prej nga ku u qëllua me kallshnikov në drejtim të automjetit të Ndojas, gjendeshin tre persona. Koka informon se makina e atentatorëve dhe targat e saj rezultojnë të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ngjarja ndodhur në orën 16:20 tek mbikalimi i Shkozetit kur prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho. Pa u futur në mbikalim janë qëlluar nga një mjet tjetër tip ‘Benz’. Tre persona dyshohet se kanë qenë në mjetin e autorëve, shoferi dhe dy të tjerë që mbanin armët në duar dhe nga dritaret është qëlluar."- tha Koka. 

Më tej, gazetari ka zbuluar se autorët e atentatit kanë patur si qëllim djegien e makinës për humbjen e gjurmëve, por janë penguar nga një banor i zonës që i ka pyetur se çfarë po bënin. "Megjithëse ai ka qenë qëllimi makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar.”- shtoi Koka.

Gazetari bëri me dije se në automjetin e atentatorëve janë gjetur 9 gëzhoja,  dy automatikë kallashnikov dhe një pistoletë 9 mm, 2 maska dhe 2 shishe benzinë. “Tre autorët dyshohen se janë ndihmuar nga dy persona të tjerë për tu larguar nga fshati Shkafanë”, deklaroi ai. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI