Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Gjyqtari "rrëfehet" para KPA-së për biznesmenin që po e "fundos": Është një nga punëdhënësit më të mëdhenj

Lapsi.al 4 November 2019
Gjyqtari "rrëfehet" para KPA-së për biznesmenin që

Komisioni i Posaçëm të Apelimit (KPA) po zhvillon seancën për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin. Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë rezultoi i dënuar për moskallëzim krimi.

Në seancën e kaluar, KPA-ja e shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.

Ndërsa, në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij në KPA, Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së.

BISEDA NË SEANCË:

Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK.  Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Muçi u propozuar për Kushtetuesen nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur "llogaritë" me Vettingun.  Në dekretin e emërimit të tij, Meta theksonte se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI