Lapsi.al ka siguruar fotot e një automjeti të përfshirë nga flakët rreth një orë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Sikurse u raportua më herët, nga të dhënat paraprake është mësuar se makina është në pronësi të një shefi policie në Kavajë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Deri më tani, nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Policia vijon të jetë në terren për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. ©Lapsi.al
