Senati amerikan ka miratuar Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për çështjen e emrit me Greqinë. Ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj, gjeti zgjidhje me arritjen e marrëveshjes së Prespës mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ish-homologut të tij grek, Aleksis Tsipras.