Flash

Mesazhi i Klotildës nga kampi Al-Hol: Duhet pare e madhe për të dalë nga këtu

Lapsi.al 21 October 2019
Mesazhi i Klotildës nga kampi Al-Hol: Duhet pare e madhe për të

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel. Ajo shprehet se duhet shumë para për tu larguar nga aty, teksa këshillon vëllanë që të mundohet të lidhet me shtetin pasi Kosova i kishte tërhequr qytetarët e saj.

“Këtu që të ikësh duhet pare e madhe, pastaj edhe Kosova ka ik, shteti i ka tërheq. Duhet të interesoheni më shumë ju familjet tona. Megjithatë shiko çfarë mund të bësh. Këtu duhet pare e madhe, përveç shtetit nuk bën kush gjë. Ne pasaportat nuk i kemi se na i kanë marrë”.

Në një audio të dytë të dërguar nga Klotilda, nëna me 3 fëmijë thuhet: “Lekët i mora. Jemi shumë mirë. Pas 3 muajsh ka ardhur letra jote. Vetëm gra jemi. Burrat se di ku janë”, - i thoshte ajo fillimisht të vëllait Florinit.

 

Por në një mesazh tjetër ajo thoshte: “Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur”. Vëllai i saj i bëri thirrje shtetit që të ndërhyjë sa nuk është vonë.

Të këshilluara

Basha mbledh aleatët në selinë e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët e tij. Mësohet se mbledhja nisi rreth orës 17:00 në selinë e PD. Në fokus të di...

19:04

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI