Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët e tij. Mësohet se mbledhja nisi rreth orës 17:00 në selinë e PD. Në fokus të diskutimeve është situata politike në vend pas dështimit me hapjen e negociatave. Teme kryesore eshte edhe reforma zgjedhore, per te cilēn Rama tha sot se do ta votojë brenda këtij viti me deputetēt e opozitës që janë në Kuvend.