Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me rekorde kriminale në Itali, arrestohet 43-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Lapsi.al 21 October 2019
Me rekorde kriminale në Itali, arrestohet 43-vjeçari në

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin.

Gjonaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana ,arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI