Flash

Ambasada e SHBA shpjegon shpalljen “non grata” të Dakos, Llallës e Doshit (VIDEO)

Lapsi.al 22 October 2019
Ambasada e SHBA shpjegon shpalljen “non grata” të Dakos,

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një mesazh paralajmërues për të gjithë politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, që janë të përfshirë në korrupsion.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në "Facebook", përfaqësia diplomatike amerikane shpjegon nenin 7031 (c), që ndalon zyrtarët e vendeve të huaja për të mos udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Bashkëngjitur postimit, ambasada amerikane ka ndarë me ndjekësit një video ku bën me dije se plot 100 zyrtarë, 14 prej të cilëve shqiptarë, janë shpallur “non grata” dhe nuk lejohen të shkelin më kurrë në Amerikë, po ashtu as familjarët e tyre.

Në këtë video, ambasada u referohet disa prej rasteve të zyrtarëve shqiptarë, të cilat janë bërë publikë edhe më parë si persona "të padëshiruar" nga Amerika, siç janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputeti Tomi Doshi.

 

Më tej, shtohet se raste të tjera do të publikohen në të ardhmen.

POSTIMI I PLOTË

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit.

 

 

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/?v=437730740134648

Të këshilluara

Basha mbledh aleatët në selinë e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët e tij. Mësohet se mbledhja nisi rreth orës 17:00 në selinë e PD. Në fokus të di...

19:04

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI